Kontrollet e policisë kundër mjeteve lundruese që qarkullojnë apo kryejnë veprimtari në kundërvajtje me ligjin, vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes nga policia kufitare. Për pasojë 3 mjete të tjera lundruese , 2 “Jet Ski” dhe 1 gomone janë bllokuar gjatë fundjavës në Vlorë e Dhërmi. Polica bën me dije se secili nga drejtuesit e tyre u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë të rinj, për mospajisjen me dokumentacionin e nevojshëm për lundrim.