Forca të shumta policore janë grumbulluar përreth mjediseve të Kuvendit, ku brenda sallës deputetët po diskutojnë në ditën e dytë të seancës buxhetin e vitit të ardhshëm, ndërsa opozita ka thirru një protestë në orën 19:00. Sipas PD, buxheti është buxhet i krimit dhe i vjedhjes, ndërsa PS thotë se ai është buxheti më i madh ndonjëherë që garanton qëndrueshmërinë dhe rritjen ekonomike të vendit.