Forca të shumta policie kanë ngritur një kordon rreth godinës së Kryeminstrisë, si pjesë e masave të marra për sigurinë gjatë protestës së opozitës. Në terren janë 1200 forca policore, përfshi këtu edhe RENEA-n dhe FNSH-në. Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se protesta do të jetë paqësore.