Me dhjetëra forca policie kanë zbarkuar mbrëmjen e së dielës në Elbasan, ku kanë ushtruar kontrolle të shumta në automjetet që qarkullojnë në rrugë. Shtimi i kontrolleve në Elbasan, por edhe prania e forcave speciale, vjen disa ditë pas ngjarjes së bujshme në Papër, ku mbeti i plagosur edhe i shumëkërkuari Nuredin Dumani, i cili u arrestua pak orë më pas në një apartament në Fier.