Pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shpallur të padëshirueshëm ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, për korrupsion, autoritetet vendase kanë shkuar më tej. Mediet raportojnë se mëngjesin e kësaj të hëne policia ka bastisur shtëpinë e ish zv/kryeministrit nga radhët e BDI-së, Artan Grubi. Po ashtu bastisje ka patur edhe në shtëpinë e ish-drejtorit të Lotarisë së Maqedonisë, Përparim Bajrami.