Policia e Durrësit ka zbardhur rrethanat e një aksidenti me pasojë vdekjen e një 66-vjeçari. Aksidenti ndodhi në Jubë të Durrësit, aty ku fillimisht u dyshua se 66-vjeçari Q.Tabaku doli nga rruga me motomjetin e tij dhe humbi jetën. Mirëpo hetimet nxorën që viktima ishte goditur nga një mjet tjetër mëngjesin e së premtes, e për pasojë kishte përfunduar jashtë rrugë, fatkeqësisht me pasoja fatale për jetën.