Policia e Himarës ka zhvilluar operacionin e koduar “All-In” në plazhin e Krorëzit, ku ka zbuluar kanabis, armë dhe çadra të vendosura pa leje. Në pranga e Policisë ranë Argjend Nanaj e Ejkel Ismaili, ndërkohë në kërkim u shpall Kostandin Vogli. Këta 3 shtetas kishin përshtatur 2 lokalet e tyre për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike, si edhe kishin pushtuar hapësirë publike, për të vënë çadra dhe shezlongë, pa autorizim.