Policia e Kosovës ka ndihmuar zyrtarët e një ndërmarrje publike në Ibër-Lepenc në veri të vendit, për të hyrë në një objekt pranë liqenit të Ujmanit, i cili dyshohet se përdorej si institucion paralel i Serbisë. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, duke theksuar se operacioni është zhvilluar pa incidente. “Po, i kemi asistuar zyrtarët e Ibër-Lepencit për të hyrë në një objekt te liqeni i Ujmanit”, deklroi Elshani.