Ky është momenti I shoqërimit në Komisariat të një punonjësi të policisë, me detyrë Trupë Shërbimi në Bllokun e Sigurisë në Tiranë. Punonjësi I policisë është vënë në pranga nga agjentët e AMP-së, pasi kishin marrë informacione se polici me iniciale M.LL. do të kryente një takim për blerjen e disa dozave të lëndës narkotike e dyshuar kokainë, me qëllim shitjen më pas në ambientet e Bllokut të Sigurisë ku dhe ushtronte detyrën.