Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një punonjës policisë Inspektor, me detyrë Trupë Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec. Sipas njoftimit të AMP, punonjësi i policisë dyshohet për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Arrestimi I tij u krye pasi mbrëmjen e së të hënës (20.10.2025) rreth orës 22:31, duke drejtuar mjetin e tij në rrugën “Rinia” Pogradec, është përfshirë në një aksident duke shkaktuar dëme materiale në pesë automjete të parkuara.