Klisman Nikolli, 27 vjecari që u përjashtua nga radhët e policisë, akuzohet se ka kryer 18 vjedhje dhe tentativë vjedhjesh, në shtetin italian në bashkëpunim me dy shqiptarë të tjerë. Nikolli dhe dy shqiptarët e tjerë, Viktor Bilani, 30-vjeç dhe Flor Koca, 35-vjeç dolën para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë si dhe me akuzat që rëndojnë mbi ta. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, shqiptarët shfrytëzuan të drejtën për të mos u përgjigjur, por vetëm për të dëgjuar akuza. Tre të dyshuarit, në dy grabitje të ndryshme morën 2000 euro, ndërsa në një banesë grabitën 9 mijë euro.