Polici që dyshohet se qëlloi shtetasin kosovar me origjinë Serbe në veri të Kosovës, doli këtë të enjte para gjykatës ku u njoh me masën e sigurisë. Kështu Gjykata Themelore e Mitrovicës vendosi ta lërë në paraburgim për 30 ditë policing e dyshuar, në pritje të përfundimit të hetimeve. Ndërkohë, tre polictë e tjerë, që u pezulluan bashkë me të dyshuarin, do të vijojnë të hetohen në arrest shtëpie, pasi ndaj tyre rëndon akuza e fshehjes së ngjarjes.