Një punonjës policie është arrestuar pasi ka abuzuar seksualisht me një të mitur. Petraq Rako me detyrën punonjës policie në Pikën e Kalimit Kufitar të Rripsit, jo vetëm ka abuzuar, por madje edhe e ka shfrytëzuar 13-vjeçaren për prostitucion. Së bashku me të ka rënë në pranga dhe 62-vjeçari Stefan Koloi, i cili kishte përshtatur një ambient për shfrytëzimin e prostitucionit.