Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar pas aksionit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, që çoi në pranga shefin e sektorit të narkotrafikut në Policinë e Durrësit, Gazmir Preçi. Preçi është prangosur me urdhër të SPAK dhe akuzohet për gjobëvënie ndaj një biznesi në qytetin e Durrësit.