Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas shqiptar me akuzën e kundërshtimit dhe kanosjes së efektivëve të policisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Gjakovës. Shtetasi i Shqipërisë, identiteti i të cilit nuk bëhet publik nga autoritetet kosovare, ka kërcënuar dhe kanosur verbalisht një patrullë policore, e cila ishte duke i vendosur një gjobë për kundërvajtje rrugore.