Qeveria pritet që të miratojë shpërblim për punonjësit që morën pjesë në mbarëvajtjen e sigurisë në në finalen e Conference League, ndërmjet Romës dhe Feyenoordit, e cila u zhvillua në Tiranë më 25 maj. Sipas propozimit të bërë nga ministria e Brendshme, efektivët që ishin të angazhuar në këtë ndeshje do të marrin një rrogë shpërblim.