Dy punonjës e policisë rrugore në Vlorë kanë përfunduar në spitalin e qytetit pasi janë dhunuar nga katër persona gjatë një aksioni kundër zaptimit të hapësirave publike. Policët janë sulmuar dhe goditur në kokë me sende te forta, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk ndodhet në rrezik për jetën.