Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano ka urdhëruar kryerjen e testit të drogës për punonjësit e Policisë së Shtetit. Burime për Top Neës bëjnë me dije se 20 punonjësit e parë janë dërguar këtë të hënë pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, reparti i Toksikologjisë për të saktësuar nës kanë përdorur, janë apo jo përdorues. Punonjësit e parë që janë dërguar për kryerjen e testit antidrogë janë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.