Incidentet që u shënuan gjatë koncertit te Goran Bregovic mbrëmjen e së dielës në Korcë janë komentuar nga kryeministri Edi Rama, I cili nuk ka nguruar ta përcaktoje si histeri fashiste zërat që akuzuan artistin si u ka kënduar masakrave të regjimit të Millosheviçi. Kreu i qeverisë shqiptare në një status në facebook ka shkuar dhe me tej, teksa ka bërë krahasimin me ata që në Serbi i hakërrehen me fjalorin më të ndyrë Dua Lipës në rrjetet e saj sociale, vetëm pse ajo është një shqiptare krenare e Kosovës.