Karriera e Paul Pogba duket se ka arritur në një prej pikave më të errëta, nga ku mesa duket është shumë e vështirë që të dalë. Pas dëmtimeve të njëpasnjëshme që e kanë lënë larg fushës së lojës për muaj të tërë, francezi është përfshirë në një tjetër skandal që kësaj here ka të bërë me perdorimin e substancave të palejuar. Sipas mediave italiane, mesfushori i Juventusit ka rezultuar pozitiv për testosteron në një test dopingu që u mbajtm 20 gushtin e kaluar pas ndeshjes Udinese-Juventus, në të cilën ai në fakt as nuk doli në fushë.