Top News – Podujevë e Mitrovicë, votohet për kryetarët e rinj
29/11/2020 13:17

Më 29 nëntor, qytetarët e dy komunave të Kosovës, Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut zgjedhin kryetarët e rinj. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se të gjitha qendrat e votimit në të dyja komunat janë hapur me kohë. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë, të drejtë vote kanë 87 mijë e 381 votues, të cilët do të mund të votojnë në 45 qendra të votimit me 115 vendvotime. Në garë për të parin e Podujevës, për një mandat njëvjeçar, janë Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës. Zgjedhjet në Podujevë, ishin paraparë të mbaheshin më 15 mars, por për shkak të përhapjes së koronavirusit, ky proces u pamundësua. Për dallim prej Podujevës, në Mitrovicën e Veriut garojnë katër kandidatë për kryetar komune. Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvedosje, Millan Radojeviq nga Lista Serbe, Florent Azemi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Dushan Millunoviq, i cili është kandidat i pavarur. Në këtë komunë do të jetë të hapura shtatë qendra të votimit me 27 vendvotime, derisa të drejtë vote kanë 23 mijë e 313 qytetarë. Podujeva mbeti pa kryetar pasi Agim Veliu u emërua Ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti. Kurse Mitrovica e Veriut mbeti pa kryetar më datën 3 qershor, kur u votua Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti. Ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, mori dy pozita, atë të zëvendëskryeministrit dhe mori në udhëheqje Ministrinë e Pushtetit Lokal. Rakiq ishte kryetar i Mitrovicës së Veriut për dy mandate.

Top Channel/ Kush do jetë President i ri i Kosovës?! Sfida e re e politikës
19/02 15:20
Top News- Vrau shtetasen argjentinase/ Gjykata e Prishtinës dënon me 18 vite burg autorin
19/02 13:14
Top News- ‘FSK, në mesin e ushtrive më të forta në rajon’/ Maqedonci: 450 mln euro investime
19/02 12:53
Top Channel/ UÇK thotë fjalën e fundit! Seancë maratonë gjyqësore, çfarë ndodhi në Hagë
18/02 20:44
Top Channel/ “Ndërgjegjia ime është e pastër”, Kadri Veseli në Hagë: Kanosje dhe kërcënim
18/02 20:43
Top Channel/ E plotë! Jakup Krasniqi në Hagë: Mu mohua e drejta për të jetuar vitet e mbetura
18/02 20:42
Top Channel/ Gjyqi në Hagë, Hashim Thaçi “i vë pikat mbi i”: Mashtrim, nuk…
18/02 20:09
Top Channel/ UÇK thotë fjalën e fundit në Hagë! Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi: Luftuam për liri!
18/02 19:48
Top Channel/ Gjyqi në Hagë, Thaçi: Më 17 shkurt 2008, duke ndjerë rrahjet e stërgjyshërve tanë…
18/02 19:45
Top Channel/ “Jam i pafajshëm”,Thaçi i prerë para trupit gjykues në Hagë: Është vetëm një e vërtëtë!
18/02 19:39
Top Channel/ Beteja e UÇK-së në Hagë, çfarë nodhi në seancën maratonë
18/02 19:07
Top Channel/ “Jam në fazën e fundit të jetës”/ Deklarata prekëse e Krasniqit në Hagë: Rrezikova…
18/02 19:05
Top Channel/ Dëshmitë e ish-udhëheqësve të UÇK, Thaçi në Hagë: Nuk kisha plane për marrjen e…
18/02 19:03
Top Channel/ Deklarata e Krasniqit në Hagë: 16 vite burgim vetëm pse luftova për liri e pavarësi
18/02 19:02
Top Channel/ Thaçi thotë fjalën e fundit në Hagë: Ka vetëm një të vërtetë; jam i pafajshëm
18/02 15:22
Top Channel/ Avokatët e ish-liderëve të UÇK-së: Prokuroria paraqiti akuza me thashetheme
18/02 15:15
Top Channel/ Thaçi sot mbron luftën e UÇK-së, mbërrijnë në Hagë deklaratat e ish-krerëve të UÇK-së
18/02 12:36
Top News- ‘Shtrembërim i historisë’/ Konjufca nga Haga- UÇK nuk ishte ndërmarrje kriminale
18/02 12:19
Top News- Osmani kërkon një tjetër mandate/ Presidentja: Pres mbështetjen e të gjithë deputetëve
18/02 10:42
Top News – Fjala e fundit në Hagë. Katër krerët e UÇK-së përmbyllin dëshmitë në Gjykatë
18/02 10:19
DIGITALB DIGITALB