Top News – Po vijnë bakteret ‘monstra’ / OBSH paralajmëron: Po rritet rezistenca ndaj ilaçeve
13/10/2025 13:15

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësim për numrin në rritje të infeksioneve bakteriale që janë rezistente ndaj ilaçeve, çka komprometon efektin e trajtimeve për shpëtimin e jetës dhe i bën plagët e vogla apo infeksionet e shpeshta, potencialisht vdekjeprurëse. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Shëndetësinë ka paralajmëruar se një në gjashtë infeksione bakteriale të konfirmuara në laborator më 2023, ka treguar rezistencë ndaj trajtimeve me antibiotikë të ndryshëm. “Këto gjetje janë shumë shqetësuese”, tha Yvan J-F. Hutin, kreu i departamentit të OBSH-së për çështje të rezistencës antimikrobiale. “Ndërsa rezistenca ndaj antibiotikëve vazhdon të rritet, ne po na mbarojnë mundësitë e trajtimit dhe po rrezikojmë jetë njerëzish”. Ka vite që disa baktere kanë krijuar rezistencë ndaj ilaçeve të krijuara për t’i luftuar ato, duke i bërë trajtimet krejtësisht të padobishme. Ekspertët besojnë se kjo situatë është rezultat i përdorimit masiv të antibiotikëve te njerëzit, kafshët dhe ushqimet. Bakteret rezistente shkaktojnë rreth 1 milion vdekje në vit dhe kontribuojnë në gati pesë milionë vdekje tjera, sipas të dhënave të OBSH-së. Ky institucion ka arritur në këto përfundime pas analizimit të rezistencës së baktereve në 22 antibiotikë të përdorur për të trajtuar infeksionet e traktit urinar, gastrointestinal, dhe ato të qarkullimit të gjakut.

Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45