Finalizohet operacioni policor i koduar "Road Guard 67". Një 31 vjecar nga Kosova u arrestua pasi u kap në flagrancë duke transportuar 14 emigrantë që kishin si qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, një mjet prerës (thikë) që u gjet në këtë automjet, një shumë parash dhe 1 aparat celular.