Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi janë arrestuar në tentative për të trafikuar armë nga Kosova. Sipas policisë, bëhet fjalë për dy 19-vjeçar nga Kosova, përkatësisht nga Vushtria e Mitrovica, të cilët janë vënë në pranga pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se po transportonin me qëllim shitjen e saj një pistoletë.