Autoritetet kosovare kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile mëngjesin e së shtunës në qytetin juglindor Gjilan, njoftoi Prokuroria Speciale e Kosovës. Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha në një reagim se të arrestuarit janë serbë të Kosovës dhe i hodhi poshtë akuzat e autoriteteve kosovare, duke kritikuar kryeministrin e Kosovës për “terrorizimin e serbëve të Kosovës”.