Edi Rama akuzoi nga Malësia e Madhe ish-kryeministrin Sali Berisha se po fut përçarje fetare mes shqiptarëve. Ndëkohë theksoi se Malësia ka pësuar ndryshim total falë qeverisë socialiste dhe bashkisë. Duke u ndalur tek rritja e pagave, numri një i qeverisë u shpreh se rritja po vjen jo për arsye elektorale, por për shkak se tashmë është e mundur një gjë e tillë.