Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nënvizoi këtë të martë se funksionalizimi i Kuvendit nuk duhet të bllokohet nga mungesa e një nënkryetari ndërsa kritikoi Listën Serbe se po “synon” ta bllokojë formimin e institucioneve të vendit. “Në rrethana kur bllokohet puna e Kuvendit, përkundër faktit që kryesia ka kuorum, pamundësohet ushtrimi i sovranitetit. Bllokimi i Kuvendit për mos përzgjedhjen e një nënkryetari, përderisa kryesia ka kuorum, do t'i cenonte në mënyrë serioze edhe themelet mbi të cilat është ndërtuar republika jonë”, tha Osmani.