Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje nga Kuvendi i Kosovës për sanksionim dhe ndëshkim të Serbisë nga faktori ndërkombëtar për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator. “Nëse kalon e pandëshkuar, atëherë ajo [Serbia] do ta përsërisë krimin”. Seanca në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nderim të policit të vrarë Afrim Bunjaku, tashmë të shpallur hero. Kurti ndërkohë falenderoi të gjitha shtetet që e kanë dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe për mbështetjen e ofruar.