“Mafia shqiptare të merr në telefon dhe të thotë: Duam të dërgojmë 500 kilogramë drogë”. Nëse nuk pranon, ata të vrasin. Kështu nis rrëfimin e tij për BBC, Cesar, një anëtar i bandës kriminale Kings Latin në Ekuador. Ai u rekrutua nga një oficer i korruptuar i policisë kundër narkotikëve për të punuar për mafian shqiptare, që BBC thotë se kanë ngritur një nga rrjetet më të suksesshme të trafikut të kokainës në Europë.