Një efektive e Policisë Rrugore të Tiranës është lënduar në një aksident të ndodhur gjatë kësaj të mërkure në Vorë. Kanë qenë 2 autmojete që janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë kanë goditur më pas punonjësen e policisë në shërbim. Arta Shurbi për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është transferuar drejt spitalit të “Traumës”.