Pas dështimit të seancës së 46-të për konstituimin e Kuvendit të kosovës, PDK, LDK dhe AAK-ja kanë shfrytëzuar foltoren e Kuvendit për të shprehur qëndrimet e tyre lidhur me krizën politike në vend. Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku tha se që nga pavarësia e Kosovës, vendi asnjëherë nuk është përballur me një mungesë kaq të madhe të përgjegjësisë institucionale dhe kjo vjen sipas tij vetëm si pasojë e egos së pakontrolluar për pushtet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.