Këtë të mërkurë është mbledhur Komisioni i Sigurisë, ku Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka bërë bilancin e punës së kryer nga institucioni që ai drejton. Më tej Nano ka bërë publike dhe shifrat të cilat flasin për periudhën nga 1 janari deri më 31 tetor. Shifrat kanë qenë shqetësuese kryesisht për sa i përket krimeve nga organizatat kriminale dhe ato brenda familjes, të cilat janë rritur ndjeshëm. Sipas statistikave, raportohet për 60% më shumë krime nga grupet kriminale dhë 30% e vrasjeve janë krim brenda familjes.