Rama: “Në kujtesën time qysh prej reformës në drejtësi ne kemi votuar për dy arreste, njëri për shkelje të përsëritur të vendimit të Gjykatës, pra një votim automatik pa nevojë për ndonjë diskutim, tjetri për plot të zeza, korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, gjëra që na krijuan bindje që kërkesa e prokurorit ishte e përligjur. Në këtë rast s’kemi asgjë nga këto.” Arben Ahmetaj ju përgjigj nga arratia kësaj deklarate të shefit të ekzekutivit, Edi Rama, të cilën e konsideron paradoksale. Në një shkrim të gjatë, ish zëvendëskryeministri thotë se Rama e ka shkelur prezumimin e pafajësisë sa here i ka interesuar politikisht, ndaj sot nuk mund të japë leksione.