Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një kërkesë për informacion Bashkisë së Durrësit, pas pretendimeve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim se fondet e procesit të rindërtimit po shpërndahen për qëllime elektorale në prag të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit.