Lyudmila Navalnaya, nëna e kreut opozitar rus, Alexei Navalny i cili ndërroi jetë në një burg të sigurisë së lartë në Arktik, ka akuzuar hetuesit rusë së e kanë shantazhuar për funeralin e djalit të saj, duke thënë se ata po përpiqeshin ta detyronin atë të mbante një ceremoni private varrimi pa vajtues dhe pa praninë e mediave. Nëna e të ndjerit, tha për SkyNews, se ata e kishin kërcënuar se do të "bënin diçka" me trupin nëse ajo nuk ishte dakord.