Pas 5 vitesh në krye të Presidencës së Kosovës, Vjosa Osmani kujtuar momentin kur mori këtë detyrë, duke theksuar se nuk ishte kulmi i karrierës së saj, por fillimi i përgjegjësisë më të madhe në politikë. Por, 5 vite më vonë, Osmani tha se puna e saj në krye të shtetit të Kosovës, është përballur me një fushatë që ka për qëllim baltosjen e figurës së saj, me përpjekje të qëllimshme për cenimin e dinjitetit njerëzor dhe dëmtimin e demokracisë.