Vetëm një javë ka kaluar nga nisja e procesit të regjistrimit të popullsisë, por nga minoriteti grek kanë nisur kritikat. Vangjel Dule, kreu i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut akuzon se anketuesit e INSTAT nuk po shënojnë përgjigjet për kombësinë dhe fenë.