Një konflikt i çastit mes disa të rinjve ka përfunduar deri në përdorimin e armëve, ku si pasojë të plagosur mbetën dy prej tyre. Gjithçka ndodhi teksa dy të rinjtë po ktheheshin nga ndeshja në kalçeto dhe shkak është bërë manovra e gabuar prej tyre, të cilët i kanë prerë rrugën autorëve. Për pasojë, këta të fundit kanë qëlluar me plumba në drejtim të Enis Sanxhakut, 20 vjeç dhe Noa Matos, 19 vjeç.