Një tjetër sasi droge e llojit kokainë u gjet dhe u sekuestruar në pikën kufitare të Muriqanit nga policia e kufirit këtë të martë. Brenda një furgoni që drejtohej nga Adriatik Rrasa, policia gjeti 3 kg e 430 gram kokainë si dhe mallra të tjera të kontrabanduara. Sasia e kokainës sipas policisë, ishte e ndarë në 3 pako, teksa u gjetën 60 shishe me pije alkolike dhe 1 televizor, të cilat dyshohet se po futeshin kontrabandë në vendin tonë, pasi nuk ishin të pajisura me fatuar blerjeje.