Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu reagoi përmes rrjeteve sociale në lidhje me protestën e opozitës, duke akuzuar opozitën se po keqpërdor të miturit për të kryer akte dhune në përpjekjen e dëshpëruar për të ardhur në pushtet. 21 persona janë arrestuar, ndërsa nën hetim janë edhe disa të tjerë në lidhje me përplasjet e dhunshme që u regjistruan në protestën e PD mbrëmjen e së martës.