Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë në mbledhjen e radhës së Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit, ku u diskutua për projektet e përbashkëta mes qyteteve për vitin e ardhshëm. Në mbledhjen që u mbajt në Gjakovë, Veliaj tha se kombi shqiptar po jeton ditët e veta më të mira dhe se Shqipëria, nga vendi më i izoluar i Europës, sot po njeh një bum turistësh.