Kastriot Cenko, shqiptari që goditi me çekiç dhe mbyti për vdekje bashkëshorten e tij, Alba Cenko u përpoq që ta fshehë ngjarjen. Veprimet për të zhdukur gjurmët i ka nisur që në mëngjes, kur fëmijët e kanë pyetur se ku është mami. Ai u ka thënë se ajo ishte larguar për në punë dhe më pas ka dërguar djemtë në shkollë. Pas shkollës ai i ka çuar ata te një i afërm, ndërsa në banesë kishte fshehur në papafingo trupin e pajetë të Albës dhe çekiçin me të cilin e kishte goditur.