Deputetja e Partisë Demokrtike Jorida Tabaku ka komentuar edhe njëherë rezultatet e testit “PISA 2022”. Përmes një video në rrjete sociale Tabaku thekson se këto rezultate janë një tregues i dështimit të arsimit në vend. Sipas saj arsimi ndodhet në udhëkryq dhe ka një pikëpyetje të madhe për të ardhmen e tij, pasi rezultat e Pisës që u publikuan pak javë më parë tregojnë që Shqipëria ka renditjen më të keqe historike.