Ish-kryeministri Sali Berisha përsëriti nga foltorja e kuvendit akuzat se në zgjedhjet e 14 majit u dërgan zarfe për të blerë vullnetin e votuesve, në kundërshtim me parimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ai solli në vëmendje edhe rritjen e pagave për rreth 180 mijë punonjës të administratës në periudhë fushate, teksa akuzoi se mbi 500 mijë zgjedhjës kanë votuar nga dy herë në 14 maj.