Shpëtim Idrizi u bën thirrje institucioneve të drejtësisë shqiptare që të mos shantazhohen nga ndërhyrjet e zyrtarëve grekë dhe të ndëshkojë sipas ligjit dhe provave Fredi Belerin. Kreu i PDIU-së, përmes një postimi në Facebook thotë se qasje agresive e Greqisë ndaj Belerit është asimetrike. “Ligjin e luftës 83- vjeçar me Shqipërinë kur do e heqi Greqia?, shkruan, apo është e zënë me vizitat speciale në burgun e Belerit?!”, pyet ai.