Një këmbësor humbi jetën në aksin rrugor Lezhë-Milot pasi u përplas nga një makinë. Viktima, i moshës 75-vjeç, dyshohet se ishte duke ecur në anë të rrugës kur u godit nga një automjet tip citoroen. Si pasojë, I moshuari ndërroi jetë në vend për shkak të plagëve të marra. Ngjarja ndodhi në afërsi të kryqëzimit të Spitenit. Makina drejtohej nga një grua e cila u shoqërua në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.