Gjykata e Posaçme urdhëroi shoqërim të detyrueshëm për të dënuarin Luftar Reçi. Sa I takon ballafaqimit të tij me Emiljano Shullazin dhe të burgosurit e tjerë të akuzuar për dy vrasjet e bujshme të vitit 2005, Prokuroria kërkonte të bëhej online ndërsa gjykata kërkonte që Reçi të ishte në seancë fizikisht.