Deputetët socialistë u mblodhën në kryesinë e kuvendit, për të diskutuar nismat ligjore që do të çojnë përpara në Kuvend. Gjatë këtij sesioni parlamentar pritet të kalojë për shqyrtim amnistia fiskale e penale. Kreu i grupit të Partisë Socialiste u shpreh se për këtë nismë kanë nisur konsultimet me delegacionin e Bashkimit Europian.