Shqipëria është renditur në listën e vendeve, ku mediat janë në rrezik. Një përfundim i tillë ka dalë nga një raport mbi pluralizmin në media të publikuar nga Qendra për Pluralizmin dhe Lirinë e Medias. Në një analizë të BIRN, theksohet se raporti e nxjerr Shqipërinë si vendin e fundit në Europë me një shkallë rreziku prej 92 për qind.