Më shumë se gjysma e të pandehurve në procesin “Plumbi i Artë” kanë kërkuar veçim të çështjes nga pjesa tjetër, për shkak se nuk kanë kryer vepra të rënda penale. Në mesin e të pandehurve që kërkojnë veçim të çështjes janë Agim Gjini, Ardian Uzuni, Albert Pashaj, Xhulian Hoxha, Gentian Sharra e Ilirian Feçi, të cilët thonë se nëse çështja veçohet ata kanë mundësinë të kërkojnë gjykim të shkurtuar.